Përfundon pas gati 7 orësh operacioni i vështirë i Erjon Vishkullit në Romë! Ja si paraqitet gjëndja shëndetësore

Ka përfunduar pas gati 7 orësh ndërhyrje intensive kirurgjikale operacioni i vështirë për heqjen e plumbit të gomës nga syri i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli.
Ndërhyrja e ndërlikuar dhe e një shkalle të lartë vështirësie është realizuar në Romë nën udhëheqjen e kirurgut të njohur italian, Prof. Stanislao Rizzo, Drejtor i Departamentit të Okulistikës në Policlinico Universitario Agostino Gemelli.
Sipas burimeve mjekësore, operacioni ka qenë jashtëzakonisht i ndërlikuar, pasi pacienti rrezikonte dëmtime të rënda neurologjike që mund të preknin syrin tjetër, si dhe komplikacione serioze në tru për shkak të afërsisë së plumbit me strukturat kraniale.
Sa i përket ruajtjes së strukturës së syrit është i plotë e do të duhet kohë për të vlerësuar plotësisht situatën dhe për të parë nëse do të ketë rikuperim të plotë të shikimit.





