Shkarkimi i drejtorëve strategji e Edi Ramës për t’iu faturuar krizën dhe korrupsionin qeverisës, si kryeministri po kërkon justifikim për të spastruar njerëzit e Ballukut nga administrata, ja 19 krerët e institucioneve kyçe dhe 134 zyrat shtetërore ku po priten “kokat”

Kryeministri Edi Rama ka ndezur motorët e një spastrimi të paprecedentë në piramidën e administratës publike, duke kërkuar zyrtarisht dorëheqjen masive të drejtuesve të agjencive kombëtare dhe institucioneve dytësore. Nën tehun e kësaj fshese të hekurt ndodhen plot 134 institucione shtetërore, ku nga kupola e financave e deri te sektori i energjisë dhe infrastrukturës pritet prerja e “kokave” të menaxhimit.
Zyrtarisht, kjo lëvizje dramatike paraqitet si një “reformim i thellë” pas shpërthimit të protestave masive të studentëve dhe revoltës qytetare. Me shpresën se përmes sakrifikimit të drejtorëve burokratë do të zbutë pakënaqësinë popullore dhe do të spastrojë faturën e korrupsionit nga vetja, kryeministri po kërkon t’i mbajë “kurbanët” e tij gati. Por prapa kësaj fasade për larjen e duarve nga keqqeverisja, fshihet një llogari edhe më e sofistikuar politike. Burime brenda korridoreve të pushtetit bëjnë me dije se kjo “fshesë” po shfrytëzohet si alibi perfekte nga Rama për të realizuar një spastrim rrënjësor të njerëzve të Belinda Ballukut.
Ndonëse kjo e fundit po përballet me presione të mëdha lidhur me hetimet për afera të shumta në sektorët që ka mbuluar, ajo vazhdon të lëvizë fijet e ndikimit në qeveri dhe administratë. Për të ndërprerë këtë pushtet paralel dhe për të neutralizuar klanin e saj, Rama po shfrytëzon valën e shkarkimeve masive për të spastruar pikërisht nyjet kyçe ku Balluku kishte vendosur njerëzit e saj të besuar.
Sektori i Energjisë & Infrastrukturës me institucione strategjike si KESH-i (ku Viola Haxhiademi numëron ditët), OST-ja (e drejtuar nga Elisian Bici), ARRSH-ja (me Ami Kozelin), si dhe sektorët e Aviacionit Civil e Portit të Durrësit apo edhe Hekurudha Shqiptare e Ergys Vjerdhos ndodhen në vijën e parë të zjarrit. Ky sektor është një oaz ky Balluku luan fijet dhe se me largimin e “ushtarëve” të saj, ajo si ish-zv/kryeministre dhe ish-ministre e Transporteve dhe Energjisë, merr një goditje të rëndë.
Prapaskenat
Por kjo lëvizje e kryeministrit Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një manovër e dyfishtë strategjike. Për publikun, shefi i qeverisë u shet qytetarëve dhe studentëve idenë se po ndëshkon “drejtorët e dështuar”, duke u munduar të shpëlajë përgjegjësinë e vet direkte për korrupsionin galopant. Ndërsa për brenda mazhorancës socialiste, z. Rama përdor këtë alibi për të prerë fijet e kontrollit të Belinda Ballukut mbi miliona euro investime e tenderash në energji, rrugë e portet e vendit.
Pra me këtë stinë shkarkimesh masive, Partia Socialiste po hyn në një nga kapitujt më agresivë të rishpërndarjes së pushtetit, ku zëvendësimi i drejtuesve nuk do të sjellë reformë, por thjesht riorganizim të gardës që mbron kreun e qeverisë. Ndërkohë ky urdhër i kryeministrit Rama ka përhapur panik në korridoret e pushtetit, ku dallga e parë e largimeve tashmë ka nisur zyrtarisht, teksa deri dje u bë me dije se janë dorëhequr: drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj; kreu i Doganave, Besmir Beja; ai i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho; Blerina Gjylameti e AKU-së; Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara; Etugert Llazi, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe disa drejtues të tjerë të lartë kanë dorëzuar menjëherë dorëheqjet e tyre nga detyra. Urdhri i kryeministrit u është përcjellë drejtuesve nga ministrat përkatës.
Procesi është parashikuar të përfundojë deri të hënën, më 26 tetor. Ndërkaq bëjmë me dije se nën “tehun” e kësaj fshese të hekurt ndodhen plot 134 institucione shtetërore, duke nisur nga kupola e financave e deri te sektori i infrastrukturës dhe energjisë, teksa drejtuesit e tyre duhet të largohen nga posti, listë të cilën po e pasqyrojmë më poshtë të plotë.
LISTA E DREJTUESVE KRYESORË QË PREKEN NGA URDHRI:
Financat, Tatimet & Doganat
- Ilir Binaj – Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
- Besmir Beja – Drejtor i Përgjithshëm i Doganave
- Etugert Llazi – Drejtor i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB)
- Jonaid Myzyri – Drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
Infrastruktura & Energjia
- Ami Kozeli – Drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH)
- Viola Haxhiademi – Drejtuese e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH)
- Elisian Bici – Drejtues i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST)
- Eltar Deda – Drejtues i Albpetrol
- Ergys Verdho – Drejtues i Hekurudhës Shqiptare
- Dritan Isaku – Drejtues i Albcontrol
Sektori i Drejtësisë & Ekzekutimit
- Sadleva Bodo – Drejtuese e Përgjithshme e Burgjeve
- Ergys Qirici – Drejtues i Përgjithshëm i Përmbarimit
- Besmir Kola – Drejtues i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
- Valdrin Pjetri – Drejtues i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
- Eduard Merkaj – Drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale
Agjenci të tjera shtetërore
- Silda Anagnosti Çepe – Drejtuese e IdentiTek
- Ervin Koçi – Drejtues i Agjencisë së Inteligjencës Financiare
- Laura Plaku Saro – Drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
MINISTRIA E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS – 21
- Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
- Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
- Nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse
- Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial
- Agjencia Kombëtare Bërthamore
- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
- Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
- Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
- Agjencia për Eficencën e Energjisë
- Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme
- Autoriteti Rrugor Shqiptar
- Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil
- Drejtoria e Përgjithshme Detare
- Instituti i Transportit
- Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve
- Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore
- Autoriteti i Aviacionit Civil
- Autoriteti Rregullator Hekurudhor
- Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare
- Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raë Materials Regional Innovation Center)
- Albcontrol
MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL – 10
- Agjencitë Rajonale
- Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit
- Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësorë – QTTB
- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
- Agjencia e Zhvillimit Bujqesor Rural – AZHBR
- Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare – ISUV
- Drejtoria e Sherbimit te Peshkimit dhe Akuakultures
- Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve
- Enti Shteteror i Farave dhe Fidaneve
- Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT – 14
Institucionet në varësi të Ekonomisë
- Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
- Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)
- Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)
- Qendra Kombëtare e Biznesit
- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
- Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
- Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit
- Enti Kombëtar i Banesave
- Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.
- Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Institucionet në varësi të Inovacionit
- Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës
- Startup Albania
MINISTRIA E BRENDSHME – 14
- Garda e Republikës
- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
- Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)
- Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)
- IdentiTek ShA
- Illyrian Guard
- Shërbimi Zjarrfikës
- Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
- Qendra e Pritjes për Azil
- Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë
- Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme
- Prefektët e 12 Qarqeve
- Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme – 2026
MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT – 31
TURIZMI
- Agjencia Kombëtare e Turizmit
- Agjencia Kombëtare e Bregdetit
KULTURA
- Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
- Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
- Teatri Kombëtar
- Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
- Galeria Kombëtare e Arteve
- Cirku Kombëtar
- Muzeu Historik Kombëtar
- Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë
- Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
- Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
- Muzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë
- Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturor
- Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore
- Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë, Teatri i kukullave
- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
- Qendra Muzeore Durrës
- Qendra Muzeore Krujë
- Qendra Muzeore Berat
- Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale
- Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat
- Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë22. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër
- Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë
- Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë
- Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër
- Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
- Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis
- Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Butrint
SPORTI
Agjencia e Shërbimit të Sporteve
MINISTRIA E JASHTME – 3
- Agjencia kombëtare e diasporës
- Qendra e studimeve dhe publikimeve arbëreshe
- Drejtoria e shërbimit të trupit diplomatik
MINISTRIA E FINANCAVE – 8
- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
- Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore
- Agjencia e Inteligjencës Financiare
- Autoriteti i Mbikëqyrës së Lojërave të Fatit
- Agjencia e Trajtimit të Kredive
- Drejtoria e Përgjithshëm e Taksës së Pasurisë
- Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë
MINISTRIA E MBROJTJES – 14
- Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)
- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)
- Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA)
- Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)
- Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH)
- Drejtoria e Shifrës (DSH)
- Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake (IGJIU)
- Military Export Import Company (MEICO)
- Njësia Mjekësore Ushtarake Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit (PUJV)
- Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH)
- Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM)
- Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA)
- Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)
- Roja Bregdetare (RB)
MINISTRIA E DREJTËSISË – 12
- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
- Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës
- Agjencia e Trajtimit të pronave
- Agjencia Kombëtare e Falimentit
- Qendra e Botimeve Zyrtare
- Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas
- Instituti i Mjekësisë Ligjore
- Komiteti Shqiptar i Birësimeve
- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve
- Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
- Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve
MINISTRIA E MJEDISIT – 5
- Agjencia Kombëtare e Mjedisit
- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
- Agjencia Kombëtare e Pyjeve
- Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve
- Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”
24 INSTITUCIONE NE VARESI TE KRYEMINISTRISË
124 në total pa përfshirë institucionet në varësi të Qeverisë.





