Lajme

”Në BE Shqipëria, jo qeveria”, Rama zbardh diskutimet në mbledhjen në Shkodër, paralajmëron rritje pagash për punonjësit e bashkive

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media, ka zbardhur diskutimet pas mbledhjes që qeverisë, ku pjesëmarrës ishin dhe kryebashkiakët.

Kemi diskutuar për një sërë temash me rëndësi që përbëjnë dhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE, pasi është një proces që siç e kam thënë dhe nuk do të duhet të mërziteni dhe nëse e përsëris shpesh, kërkon angazhimin dhe këmbënguljen e rezultatet nga të gjithë ju, jo vetëm qeveria.

Sepse nuk integrohet qeveria në BE, por Shqipëria. Qeveria është një pjesë e punës.

Jemi në nevojën e madhe të rritjes së ritmit të përshpejtimit të procesit të modernizimit të qeverisjes në të dyja nivele dhe rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor.

Kemi diskutuar një sërë temash. 

Një sërë të dhënash mi reformën territoriale tregojnë se ka qenë gjëja e duhur, por kemi dhe sfida me rëndësi, ndër të cilat është sfida e përfarimit të performancës së pushtetit vendor me mbështetjen nga qeveria, sfidën e një mesatareje të arsyeshme në performancën e të gjitha bashkive. 

Ka nivele të ndryshme, por ndonjëherë të forta.

Kemi domosdoshmërinë e nivelit të pagave në bashki, sepse sot janë në 5 nivele, sipas nr të banorëve, dhe këto 5 niveleve u takojnë pagave. Do të kalojmë në 2 nivele”, tha Rama./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button