Meghan Markle “trondit dynjanë”: Jam bullizuar kur isha shtatzënë! Kemi harruar humanizmin tonë
Nga Siklajda Shorja
Dukesha e Sussex, Meghan Markel, ka treguar se gjatë kohës që ka qenë shtatzënë me të dy fëmijët ka qenë në shënjestrën e bullizimit. Sipas saj, njerëzit kanë harruar njerëzimin në disa pjesë të sferës mediatike dhe dixhitale
Dukesha e Sussex ka kritikuar “toksicitetin” sipas saj, të mediave sociale, duke zbuluar se ajo ishte në shënjestër të “ngacmimit dhe abuzimit” gjatë kohës që ishte shtatzënë me Archie dhe Lilibet.
Në një panel të profilit të lartë që shënonte Ditën Ndërkombëtare të Gruas në festivalin vjetor SXSW (South by Southwest) në Austin, Teksas, Meghan ishte folësja kryesore. Në fjalën e saj ajo tregoi se është distancuar nga komentet e tilla për të mirën e saj.
Meghan tha se njerëzit kanë harruar njerëzimin në disa pjesë të sferës mediatike dhe dixhitale.
“Pjesa më e madhe e bullizimit dhe abuzimit që po përjetoja në rrjetet sociale dhe në internet ishte kur isha shtatzënë me Archie dhe me Lilin”. Ju thjesht mendojeni për një moment dhe pyesni veten pse njerëzit janë të urryer, nuk është dashakeqësi, është mizori”.
Meghan diskutoi gjithashtu çështje që variojnë nga rëndësia e përfaqësimit të larmishëm deri te portretizimi i amësisë në film dhe argëtim.
“Nëse po lexoni diçka të tmerrshme për një grua, pse po e ndani atë me miqtë tuaj? – Nëse do të ishte shoqja, nëna apo vajza jote, nuk do ta bënit – Unë mendoj se kjo është pjesa që është kaq e humbur tani (me) atë që po ndodh në hapësirën dixhitale dhe në seksione të caktuara të medias – ne kemi harruar sa i përket njerëzimin tonë dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha ajo.
Ngjarja kryesore e panelit SXSW u transmetua njëkohësisht në YouTube, me shumicën e komenteve për Meghan që ishin jashtëzakonisht pozitive.
Duka i Sussex dhe Meghan janë kritikuar rëndë, veçanërisht në shtypin tabloid në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u tërhoqën nga Familja Mbretërore.
Vëzhgimi ndaj çiftit u intensifikua pas një interviste zbuluese në Oprah dhe një dokumentari të Netflix. / OraNews