Doli pro protestave, Rama i përgjigjet me ironi Dua Lipës: E dua shumë, por është këngëtare, jo Papa!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të këngëtares Dua Lipa për protestën kundër projektit të zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit.
Gjatë një interviste nga Brukseli, Rama u pyet nëse mbështetja e Dua Lipës për protestën mund të konsiderohej një element me ndikim në debatin publik.
Kryeministri zgjodhi të ndajë vlerësimin e tij për këngëtaren nga qëndrimi që ajo ka mbajtur për protestën.
“Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se fakti që vlerëson një figurë publike nuk e detyron të pajtohet me çdo qëndrim të saj.
“Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa”, tha kryeministri.
Rama la të hapur edhe mundësinë që projekti të mos prekë zonën nëse vlerësimet shkencore tregojnë se ndërhyrja nuk duhet kryer.
“Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re”, deklaroi Rama.
Pjesë nga intervista:
Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!
Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.
10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua.
Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re./Pamfleti



