Politike

Akuzat tronditëse të Robert Papës: Edi Rama i tmerruar pas arrestimit të shefes së SHISH-it, ja prapaskenat e udhëtimit të kryeministrit në SHBA, nga mesazhet shantazhuese dhe miliona dollarët e transferuar, te goditja nga SPAK dhe paralajmërimi i diplomacisë amerikane

Gazetari dhe analisti, Robert Papa ka lëshuar një sërë akuzash të forta politike ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një analize televizive në ekranin e Fokus Tv, ku ka pretenduar se kreu i qeverisë ndodhet në një krizë të thellë dhe i tmerruar pas zhvillimeve më të fundit me organet e drejtësisë dhe shërbimet inteligjente.

Teksa komentoi komunikimin e tij për mediat menjëherë pas ardhjes nga SHBA, Papa u ndal veçanërisht te rreziku i drejtpërdrejtë që i kanoset kryeministrit nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas analistit, arrestimi i drejtueses së SHISH-it nuk ka ardhur pa miratimin e agjencive partnere ndërkombëtare, ndërsa pretendoi se dosjet e përgjimeve masive tashmë po flasin. Papa paralajmëroi se SPAK pritet të hedhë hapa vendimtarë duke kërkuar heqjen e mandatit të deputetit dhe pezullimin e kryeministrit nga detyra, duke nëvizuar se nëse Rama nuk e pranon këtë realitet të ri politik e juridik, fundi i tij në pushtet do të jetë i keq dhe i ngjashëm me atë të autokratëve të goditur nga revoltat popullore.

Përveç goditjes nga drejtësia, gazetari pretendon se udhëtimi i fundit i kryeministrit në Nju Jork për punimet e OKB-së zbuloi izolim të plotë diplomatik, mungesë takimesh zyrtare me administratën amerikane, shpenzime marramendëse në hotele luksoze prej 15 mijë eurosh nata.

Ai flet dhe për lëvizje financiare me vlerë qindra milionë dollarë të rrethit të Ramës jashtë vendit. Papa shtoi se mbërritja me ngut e ambasadorit të ri amerikan sinjalizon një linjë më të ashpër të Departamentit të Shtetit

Analiza e Robert Papës në Fokus Tv

Frikacak, mashtrues, kusar, hajdut, antishqiptar! Kishe lajmëruar një konferencë shtypi në Rinas. Të gjithë prisnin dorëheqjen. Mbase në çastet e fundit, nga një trysni nga beogradasit që veprojnë në Shqipëri, ke hequr paragrafin e dorëheqjes. Mbrojte një figurë të vështirë që e kishe ngritur deri te shefja e shërbimit, pa asnjë vlerë kombëtare, pa asnjë referencë mashtruese nga të huajt, por thjesht dikush që tregon fytyrën tënde. “Si guxoni?” u thua shqiptarëve, “se unë jam për të bërë histori dhe jo pasuri”.

Ti dinë miliardat e dollarëve të vjedhura, agjencitë që përgjojnë. Ka pasur transferta me qindra milionë dollarë nga familjarët e tu deri në “Brooklyn”, siç thuhet nga njerëzit që ti kontakton kur vjen këtu. Nuk takove askënd! Ti e ke kthyer Shqipërinë në një kopsht për të vjedhur; vjedh për të mbajtur pushtetin dhe mban pushtetin për të vjedhur. Nuk ka kinez, nigerian e kenian që të mos e dijë se ti je nga kusarët më të mëdhenj, dhe akuzat janë nga ndërkombëtarët.

Ti je i tmerruar, sepse Vlora, me sa duket, mesazhin ta ka dërguar ty dhe familjarëve të tu, sepse dihet që ti je i lidhur me Vuçiçin dhe Beogradin; nuk ka asnjë dyshim. Ti ke bërë të njëjtin gabim si Nano kur i thanë të mos emëronte Bahri Shaqirin; edhe ty të thanë “mos e emëro Vlorën”, por ti dole kundër partnerëve, dhe partnerët godasin kur të duan ata. Përse e kthen vizitën e OKB-së në një vizitë private familjare? Çfarë do djali yt në OKB sa herë që ti vjen, edhe me dado nga pas? Si thua ti “unë nuk jam për pasuri”, kur është 15.000 euro nata në hotelin luksoz? Trego faturat! Trego kush i pagoi!

Trego ekipin e ndërtuesve që merr me vete si xhandarë! Përse ndan ftesa ilegale për të takuar patronazhistët socialistë që kanë ardhur deri këtu? Nuk të takoi asnjë njeri i administratës, as Kushner, madje as Grenelli, i cili dikur të çonte në ekranet e Newsmax me Vuçiçin. Janë miliarda dollarë të vjedhura nga ti dhe klani yt. Ka gjasa që SPAK-u do të kërkojë mandatin e deputetit dhe do të kërkojë pezullimin tënd. Kjo të ka tmerruar! Kujtove se do të blije një fotografi me Donald Trump?

Asnjë fotografi 2-3 sekonda nuk të lejuan të bëje në OKB. Fole përballë karrigeve bosh, i veshur si klloun. Rrugëve të goditën me vezë — e turpshme! Vetëm ndaj teje ndodhin këto, sepse e meriton. Ti do të jepje dorëheqje nga konferenca e munguar në Rinas, dhe këtë ti e di mirë. Por sa je i lig, aq je i poshtër, aq edhe jashtë realitetit. Ai brez i bukur i flamingove të ka nxjerrë jashtë ekuacionit ty dhe ata që duan të të mbajnë ty aty ku je, krimi, por edhe politikanë të korruptuar të cilët kërkojnë të mbijetojnë kur trojet e Shqipërisë i ke nxjerrë për shitje. Ti je arrogant; ti mbrojte vjedhjen e Zvërnecit pa sens.

Në një fjalim të OKB-së nuk ndodh kurrë. Nuk ndodh kurrë, sepse SPAK-u ka bllokuar 100 e sa milionë dollarë të krimit dhe ti i ke vënë mbi supet e Trump e familjes së tij një barrë të madhe. Ti e pe se sa herë që vjen në Amerikë, ti e ndjen përbuzjen ndaj teje. Ti e di se çfarë mendojnë për ty dhe ti e kupton se dikush ka vënë filtra që të mos i afrohesh Trump-it. Zuzar, si mundesh ti të hedhësh fjalë fyese dhe ofenduese ndaj një presidenti si Biden, i cili për çështjen shqiptare brenda kufijve dhe Kosovën është hero? Ti që ke pas thënë se Trump është i çmendur, fundi i njerëzimit, kujton se kjo administratë nuk mban shënim?

Ti u tmerrove sepse ti ishe në ajër kur ta arrestuan shefen skandaloze të shërbimit. Gjenerali që vjen si ambasador erdhi një javë përpara kohe, me vrap, me leterkredenciale në një ditë pushimi. Nuk ndodh ditë të shtunë, kur ishte thënë se në datën dy do të vinte në Shqipëri. As ty nuk të ftojnë, besoj, te pritja e ambasadorit; ke dalë jashtë ekuacionit. Akuzon një djalosh shqiptaro-amerikan sikur erdhi nga Londra? Jo, ai është nga këtu, nga New York-u. Absolutisht asgjë nuk i ndodhi rajoneve të policisë, sepse Secret Service është shumë i mërzitur me liderë si puna jote që vijnë, pasi ligji amerikan i detyron t’i ruajnë, dhe në të shumtën e rasteve janë republikanë.

Çfarë takimesh kulisash ke bërë natën? Sepse ditën nuk kishe asnjë takim, vetëm dreka e darka restoranteve të shqiptarëve me biznese të dyshimta. Dhe ti thua “unë nuk jam për pasuri” e shkon nëpër galat e atyre që kanë ëndrra kafshimesh ndaj trojeve dhe pronave të Jugut, atyre që ua ke dhënë me 1 euro. Një sherif i ri në qytet: ambasadori, duke qenë ish-gjeneral, nuk do të jetë në nivelin e Yuri Kim-it, dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është më Departamenti i Blinken-it. Natyrisht se ditët që do të vijnë do të jenë më të ashpra ndaj teje. SPAK-un nuk e kontrollon Kina, as Rusia, as Beogradi.

Çdo muaj një spakist vjen këtu. Kujton ti se arrestimi nga SPAK-u i shefes së shërbimit nuk ka marrë miratimin e agjencive partnere? Në qoftë se mendon këtë, tregon se je injorant. Ti e ktheve SHISH-in përsëri në politikë dhe ata do të të marrin me vete. Fundi do të jetë shumë i keq në qoftë se nuk e pranon këtë realitet të ri. Ti flet nga Rinasi thuajse sikur ke ardhur në pushtet dje dhe merresh me të kaluarën pa sens. Ti flet për 21 Janarin, po organizatori ishe ti! Ti i dërgove njerëzit të vriteshin sepse doje gjak që të vije në pushtet. Ti je larguar nga çdo gjë qytetare, nga të gjithë miqtë e tu të para ’90-ës dhe mbas ’90-ës.

Je lidhur me ish-policë ose me figura pa asnjë lloj inteligjence, si Balla, dhe po nis dimrin e vetmisë së madhe. Studentët po vijnë, protestat do të rriten, por ti kërkon dhunë sepse kërkon që të ikësh i dhunshëm. Mos ki frikë, se përgjigjen do ta japin! Dukesh si Mubaraku, si Gadafi, si Asadi i Sirisë.

Ti s’ke asgjë të përbashkët me një lider perëndimor. Merr kë të duash nga ish-vendet komuniste ose perëndimore, nuk ngjan me askënd. Ti je arrogant! Ti si qytetar i lirë nuk ke krijuar dot një vend pune për veten tënde, dhe ti e ke provuar veten kur ishe poshtë urave në Francë. Aq vlen, ti kaq dije! Nuk mundesh të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s me atë kapacitet që ke ti; ti je deri për një shef kulture, drejtor drejtorie, kaq, dhe mbi të gjitha ke shkatërruar një parti, edhe pse e majtë, pasuri kombëtare e Shqipërisë (sepse duhet të ketë të majtë), por tashmë kanë filluar të flasin dosjet. Përgjimet janë masive ndaj teje. I tmerruar ishe me tuta në avion si klloun.

Kush ta solli kostumin që veshe në Rinas? E kishe me vete, por ishte shumë i hekurosur — shfaqje të turpshme për të mashtruar dhe për të ndryshuar algoritmin, që në fakt është marrë nga një brez i bukur. Kanë katër muaj që protestojnë. Ruaju kur ato 500.000 vota të opozitës do të bëhen bashkë dhe do të godasin nokdaunin e fundit, siç e meriton! Vezët janë pak; vezët e njëjta do të duken lule. Nuk të shpëton Ankaraja! Ti je kapur keq, nuk shpëton dot.”/sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button