Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj burrave shqiptarë: Janë injorantë, vishen si arabë dhe jeta u vërtitet nga lavazhi te garazhi

Kreshnik Spahiu u shfaq në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast, ku flet pa filtra për ndryshimet që ka pësuar gjatë jetës, për raportin me pushtetin dhe për atë që ai e konsideron një krizë të modelit të burrit shqiptar.
Kam ndryshuar i gjithi”, thotë Spahiu, duke folur për veten dhe për turbulencat që, sipas tij, kanë ndikuar në mënyrën se si e sheh sot jetën, njerëzit dhe veten. “Çfarë i bën pushteti një burri?”, është një prej pyetjeve që ngrihet në këtë bisedë. Për Spahiun, pushteti nuk është vetëm një pozicion apo privilegj, por një provë që mund t’i nxjerrë një burri fytyrën e vërtetë.
Kjo ide shkon edhe më tej kur ai flet për burrat shqiptarë. “Burrat shqiptarë në shumicë janë injorantë dhe mediokër. Rrugët e Shqipërisë plot me halabakë.Vishen si arabë, janë dembelë. S’dinë të qethen, turinjtë varur gjithë kohës”, thotë ai.
Ad
Në një tjetër moment, Spahiu e përmbledh me ironi mënyrën e jetesës që ai atribuon një pjese të burrave shqiptarë: “Jeta e një burri shqiptar vërtitet nga lavazhi te garazhi.Po si mor milioner, ngre kanatieren dhe kruan barkun?”, pyet ai, duke e përdorur këtë shembull për të folur për kontrastin mes pasurisë, stilit dhe kulturës së sjelljes./OraNews




