ShowBiz

Françeska tha se e kishin mbyllur në tualet, Sara s’përmbahet: Ma shpif me traumat që krijon

Sara Gjordeni ka komentuar rrëfimin e një dite më parë të Françeska Muratit, duke thënë se ia shpif me traumat që shpik. Në një bisedë me Egla Cenon tha se në Big Brother janë për të treguar veten me të mirat dhe të këqijat e tyre, jo vetëm për të dhënë mezhe

“Unë besoj, me çfarë kam kuptuar unë, ky është një format që njerëzit shihen 360 gradë, ashtu siç jemi me të mirat dhe të këqijat. Unë nuk e kam kuptuar që ky format është të japim mesazhe me ekzistencën tonë. Është eksperiment social.

Mund të jem banori me temperamentin më të keq. Mund të duroj, dhe njëherë që nuk mbaj më e vetë deklaruar dhe e paralajmëruar ajo goca, vjen një moment nuk mbaj më Nuk jam këtu për të folur për bulimia, kam trauma në banjë.

D.m.th. nuk është t’ia fus gjumit unë sonte dhe pasditen e dirës pasuese, të shpik një traumë të re. Ma shpif me traumat që shpik”, tha Sara.

Kujtojmë se Franceska, pas incidentit në banjë me Sarën u rrëfeu vajzave një pjesë nga adoleshenca e saj, ku e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet.

“Kur kam qenë adoleshente, kam qenë e bullizuar. Një nga gjërat që më kanë ndodhur është që më kanë bërë, është që më kanë mbyllur në banjë. Më torturonin në banjo. Dhe dje prandaj jam trembur aq shumë, jam munduar ta mbaj veten. Duket sikur unë jam viktimë, por nuk jam. Kam qenë dikur, tani jo më. Nuk kam ardhur për t’u bërë viktimë”, tregoi Françeska mes lotësh. / Lajmifundit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button