ShowBiz

20 vite martesë me Eni Janin, Genc Fuga: Bëhem xheloz, e dua ende njësoj

Aktori Genc Fuga ka folur për marrëdhënien 20-vjeçare me bashkëshorten e tij, aktoren Eni Jani, duke treguar se çifti nuk ka ndjekur ndonjë “formulë” për jetëgjatësinë e lidhjes, por ka zgjedhur të jetojë momentin dhe të mbështesë njëri-tjetrin.
I ftuar në emisionin “Mes’ditë”, Fuga tregoi se miqësia, mbështetja dhe plotësimi i njëri-tjetrit kanë qenë elementë të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre të përbashkët.
Genc Fuga: Koha është diçka relative. Ne e kishim vendosur që të gëzonim momentin, sekondin, pastaj minutin, javën..nuk morëm përsipër që do rrimë 20 vjet. Mbase ky ishte sekreti. Përpara lidhjes isha i bindur që perfeksioni nuk ekziston, por ia vlen të përpiqesh për të. Gjithë ky rrugëtim do një aleat, një shok, një ndjenjë, do shumë gjara. Janë dy ingranazhe që ndërthuren me njëri-tjetrin dhe bëjnë gjithnë makinerinë të lëvizë. Ky është sekreti, të plotësosh njëri-tjetrin. Nuk ka një formulë.
Aktori pranoi gjithashtu se edhe pas dy dekadash martesë vazhdon të ndiejë xhelozi. Ai e përshkroi atë si një ndjenjë njerëzore, të lidhur edhe me pasiguritë që mund të ketë secili.

Unë bëhem xheloz edhe pas 20 vitesh martesë. Përderisa dashuron po njësoj…xhelozia është thjesht pasiguri e individit. Qoftë edhe nga profesioni unë kam pasiguritë e mia. Por nuk mendoj që…është një ndjenjë humane, e kanë të gjithë. Ti e konsideron tënden, “veprën” tënde.”, tha Fuga.
Gjatë intervistës, Fuga u surprizua edhe nga një videomesazh i bashkëshortes së tij. Eni Jani foli për raportin që kanë ndërtuar ndër vite, duke veçuar miqësinë, respektin reciprok, mirëkuptimin dhe hapësirën që i kanë dhënë njëri-tjetrit për pasionet dhe dëshirat personale.
Eni Jani: Nuk mund të mos e bëja këtë mesazh dhe t’i bëja një surprizë Gencit. Jam shumë e lumtur që të dy bashkë kemi ditur të ndërtojmë një marrëdhënie përtej asaj tradicionales. Kemi ditur të jemi shokë dhe një nga gjërat bazë tonat ka qenë respekti. Respekti për hapësirat e njëri-tjetrit, pasionet, mirëkuptimi për dëshirat e njëri-tjetrit. Jam shumë krenare që kemi ndërtuar një raport, i cili është një model shumë i mirë për vajzat tona. Nga sfidat që na ka sjellë jeta, gjithmonë kemi ditur të shikojmë gjërat e mira dhe të ecim përpara.

Videomesazhi i bashkëshortes e emocionoi aktorin, i cili nuk i fshehu lotët. Në fund, Fuga iu përgjigj Enit me fjalët: “Më ikën fjalët në këto momente, të dua shumë.”/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button