“Kemi kaluar epokën ku shiheshim si poshtërimi i Europës”, Rama nga Nju Jorku: S’duhet të kemi frikë nga investimet e huaja, Shqipëria është dhe për miqtë

Në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork, kryeministri Edi Rama u ndal te disa prej zhvillimeve që, kanë ndryshuar pamjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë viteve të fundit.
Rama foli për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e biodiversitetit, marrëdhëniet me diasporën, rritjen ekonomike dhe investimet e huaja që vendi ka arritur në dekadën e fundit, duke theksuar nevojën që Shqipëria të synojë më shumë dhe të mos ketë frikë nga ambiciet e saj.
“Ka pasur një kohë kur korrupsioni ishte gjithkund e lufta kundër tij askund. Sot kemi diçka komplet ndryshe, dhe kjo ndodh sepse sistemi demokratik ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet.
Është sukses i madh. Ashtu siç është sukses i madh që në një vend ku kafshët dhe shpendët para 10 viteve masakroheshin nga mijëra e mijëra gjuetarë europianë që kalonin nëpër kufirin tonë, që bënin festë pa rregulla dhe vrisnin majtas e djathtas, duke lënë pas pirgje zogjsh të ngordhur që u bënë turpi i vendit tonë në National Geographic.
Sot vendi proteston për biodiversitet. Pasi ndaluam gjuetinë, pasi rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve, rritëm shumëfish si kurrë më parë pyjet e rikuperuara. Tashmë në një Shqipëri të re, njerëzit duan më shumë. Sot nuk është mirë sepse mund të jetë më mirë, ky është mentaliteti dhe ky është një sukses i madh.
Jemi shumë herë më afër me diasporën, po përgatisim bonot e saj që ta çojmë në një tjetër nivel përfshirjeje.
Ë nisëm me 12 miliardë dollarë, tani 20 miliardë, është rritur me 2.5 herë. Dhe do ta rrisim më shumë me investime, si ai i Kushner, por jo vetëm me atë projekt.
Kemi tejkaluar një epokë kur ishim poshtërimi i Europës, kur kushdo që donte të fitonte një palë zgjedhje, e kishte të lehtë duke treguar shqiptarët si delja e zezë.
Duhet të ëndërrojmë shumë më tepër pa patur frikë, ta bëjmë PBB aq të lartë sa të mos qeshin më, na duhet të bëjmë më shumë me më shumë kurajë, pa përjashtuar në një luftë të pakuptimtë ideologjike, zhvillimin e mbrojtjen e mjedisit dhe pa fajësuar të huajt që po vijnë e të na marrin tokën. Gjatë muajve të fundit kam dëgjuar sloganë të turpshëm “Shqipëria i përket shqiptarëve” po nëse do kishte qenë e njëjta gjë për të gjitha ata shqiptarë që ikën në vendet e tjera, atëherë do kishim mbetur në vend, pa mësuar asgjë nga Italia, Gjermania apo fqinjët e tjerë. Nëse të gjitha shtete do të kishin këtë mentalitet atëherë do të ishim në një epokë neo nazizte. Jo, Shqipëria i përket zotit dhe mikut. Shqipëria eshët sigurisht shtëpia e shqiptarit, por në shtëpinë e shqiptarit duhet ë ketë vend për gjithkënd që vjen, qoftë për strehë dhe ndihmë”, tha Rama/Top Channel




