ShowBiz

“Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel me ndryshime, kush janë moderatoret e sezonit të ri?

Goca dhe Gra” rikthehet me një panel të ri, me disa ndryshime! Ori Nebijaj, Orinda Huta, Selin Bollati dhe Ema Andrea do të jenë bashkëmoderatoret e sezonit të ri të programit të njohur në Top Channel.
Pas një sezoni të mbushur me debate, diskutime dhe momente që kanë bërë jehonë edhe në rrjetet sociale, tryeza e “Goca dhe Gra” vjen këtë vit me një përbërje të re. Rozana Radi, Rudina Dembacaj dhe Sherina Spahiu nuk do të jenë më pjesë e panelit, ndërsa në vend të tyre bashkohen dy emra të rinj: Orinda Huta, një prej figurave të njohura dhe të dashura të ekranit shqiptar, si dhe Selin Bollati, fituesja në fuqi e “Big Brother VIP 5”. Nga ana tjetër, Ori Nebijaj dhe Ema Andrea do të vijojnë rrugëtimin e tyre në program, duke rikthyer në tryezë diskutimet e forta dhe këndvështrimet e tyre për temat më të ndjeshme dhe çështjet që prekin familjen shqiptare.

Katër gra, katër personalitete të ndryshme dhe katër mënyra për të parë të njëjtën çështje. Debatet, opinionet, historitë dhe përplasjet e ideve pritet të jenë sërish në qendër të programit. “Goca dhe Gra” rikthehet për të pestin vit radhazi, këtë sezon çdo të shtunë në orën 21:00, në ekranin e Top Channel.// TCH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button