ShowBiz

Nga “të dua” te krisja, çfarë u bë shkak për ndarjen e Ledrit dhe Xhensilës!

Mësohet arsyeja që dyshohet se ka sjellë krisjen mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt, të cilët prej kohësh janë përfolur për një romancë. Sipas aludimeve që po qarkullojnë në rrjet, në qendër të mosmarrëveshjes mes tyre qëndron xhelozia.
Dyshimet për një ndarje u shtuan pasi Ledri dhe Xhensila nuk rezultojnë më të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar se xhelozia ka qenë shkaku i një konflikti apo se raporti mes tyre ka përfunduar.
Vetëm pak kohë më parë, raporti i tyre mori vëmendje për një episod gjatë një koncerti. Në videot e publikuara në rrjet, Ledri dëgjohej duke iu drejtuar Xhensilës me fjalët “të dua”. Edhe në një intervistë të mëparshme, reperi nuk e ka mohuar kategorikisht mundësinë e një lidhjeje me këngëtaren.
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj nuk e kanë konfirmuar publikisht asnjëherë se kanë qenë në një lidhje./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button