Life Style

Tatuazhet në gishta janë cool dhe këtu do gjesh disa sugjerime

Nëse e ke ndarë mendjen të bësh një tatuazh të vogël, mund të zgjedhësh gishtat si vendin për t’i provuar.

Edhe pse nuk është sugjerim i shpeshtë nga ata që i realizojnë, sepse tatuazhet në gishta zbehen më shpejt se të tjerët, janë gjiithsesi të bukur dhe interesantë. Për më tepër, me kalimin e muajve edhe mund t’i rifreskosh për t’i bërë të duken bukur.

Tatuazhet në gishta hyjnë në kategorinë e tattoo-ve të vegjël dhe zgjidhen më së shumti nga personat që nuk duan ta teprojnë me tatuazhe të mëdhenj, por duan të mbulojnë trupin me të vegjël.

Mund ta bësh për të nderuar një person të dashur, mund ta bësh me partnerin, ose për një mik/mikeshë, këto tatuzhe janë perfekte për iniciale dhe simbole. Nëse përdor pjesën e brendshme të gishtit, do kesh një tattoo më shumë (të fshehur). / SYRI.net

Foto

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button