San Siro’ në lot për legjendën! Milani nderon Franco Baresin

Emocione të forta janë përjetuar në “San Siro”, ku Milani dhe tifozët kuqezi kanë kujtuar legjendën Franco Baresi.
Kapiteni historik i Milanit u nderua me një minutë heshtjeje përpara ndeshjes me Venezian.
Në tribuna ishte edhe djali i tij, Giannandrea, i cili nuk i përmbajti dot lotët gjatë homazhit.
Më herët, ai kishte vendosur fanellën e të atit në vendin e tij të zakonshëm në “San Siro”.
Tifozët kuqezinj iu bashkuan momentit prekës me duartrokitje të fuqishme.
Nga tribunat u dëgjua edhe thirrja emocionuese: “Nuk do të ecësh kurrë vetëm”.
Në qendër të fushës, Milani kishte vendosur një fanellë gjigante me numrin 6 dhe emrin e Baresit.
Një skenë që solli në kujtesë figurën e kapitenit që për dekada udhëhoqi skuadrën kuqezi.
Baresi mbetet një prej ikonave më të mëdha në historinë e Milanit.
Për tifozët, numri 6 nuk është thjesht një fanellë, por një simbol i historisë dhe identitetit të klubit.
Homazhi në “San Siro” u kthye në një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes.
Milani dhe tifozët e tij treguan edhe një herë se legjendat nuk harrohen kurrë.

