Selin Bollati përgjigjet: Kosovë apo Shqipëri? Me rëndësi të jem në vendin tim, me njerëzit e mi

Selin Bollati ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ku një prej kurioziteteve lidhej me vendin ku ndihet më shumë “në shtëpi”.
E pyetur nëse preferon Kosovën apo Shqipërinë, Selin dha një përgjigje që tregoi lidhjen e saj me të dyja vendet.
“Në Kosovë apo Shqipëri, me rëndësi që jam në vendin tim, me njerëzit e mi, gjakun tim!”
Për të shoqëruar përgjigjen, ajo publikoi edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, duke nënvizuar lidhjen emocionale që ka me të dyja.

Selin ka treguar vazhdimisht afërsinë e saj me Kosovën, veçanërisht përmes marrëdhënies me familjen e Gimbos. Ndërkohë, prej kohësh ajo dhe Gimbo jetojnë së bashku në Tiranë.
Për Selin, duket se zgjedhja mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ekziston – të dyja janë pjesë e vendit që ajo e quan të sajin.




