Zbulohet një nga konkurrentet e “Big Brother VIP Albania 6”!

“Big Brother VIP Albania 6” ende nuk ka zbuluar zyrtarisht kastin, por emrat e parë kanë nisur të dalin në media. Negisa Dido pritet të jetë një prej konkurrenteve të edicionit të ri të reality show-t në Top Channel.
Dido është një emër i njohur për publikun e këtij televizioni. Ajo fitoi edicionin e shtatë të “She’s On Top” në vitin 2026, duke marrë trofeun pas finales së formatit.
Fitorja në “She’s On Top” i siguroi gjithashtu një kontratë profesionale televizive me emisionin “E Diell”.
Tashmë, vetëm pak kohë pas kësaj eksperience, Negisa Dido mund të rikthehet në ekran përmes një prej formateve më të ndjekura televizive në Shqipëri.
“Lokimagazine” e lidh emrin e saj me kastin e sezonit të gjashtë, duke e bërë atë një nga emrat e parë që përflitet konkretisht për hyrjen në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Megjithatë, pjesëmarrja e saj nuk është ende zyrtare.

