“Jemi të rrezikshëm, kujdes se…”/ Keijsi përballë Brikenës, zbulon arsyen e NDARJES nga Ina

Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”. Ai është vënë përballë pyetjeve të Brikena Selmanit, e cila nuk ka lënë pa e ngacmuar në lidhje me Stelina Kurina dhe Ina Aderi.
Ai u shpreh se me të dyja ka patur një histori, aventura të ndryshme dhe që për të dyja gëzon respekt. I pyetur se pse u nda me Inën, Keijsi konfirmoi atë që Aderi ka thënë te “Top Arena”.
Pjesë nga intervista:
Pse të ka dalë nami si tradhtar?
Nuk e di, ju ma keni nxjerrë. Ti sidomos
Ne t’a kemi nxjerrë me fakte jo me fjalë
Me fjalë.
Nuk ka fakte?
Jo. Ti ke qenë nga të parat që i ke nxjerrë ato fjalë
Ne jemi të rrezikshëm, kujdes se mund të nxjerrim dhe faktet.
Mund t’i nxjerrë po nuk ka, jam i sigurt 100 për qind.
Çfarë të kujton kënga “Malet”?
Një surprizë të veçantë që kam bërë për dikë më përpara.
Të rikthen ato emocionet?
Jo, por kujtime.
Këtu ka qenë e ftuar dhe Ina, ku e kemi pyetur pse jeni ndarë? Ajo ka thënë për mospërputhje karakteresh. Ça ke ti me thënë rreth ndarjes?
Shumë e vërtetë, mospërputhje karakteresh.
Nuk ke ndonjë gjë tjetër për të shtuar?
Jo, aspak.
Me cilën ke qenë pak më e përfshirë emocionalisht, me Stelinën apo Inën?
Me të dyja vajzat kam pasur një histori, aventuara të ndryshme sepse me njërën isha në një emision, me tjetrën në një reality show. Të dyja kanë respektin e vet tek unë. I përshëndes të dyja dhe asgjë më shumë.




