Aktualitet

“Përsëri dhe përsëri ftesa për dialog”, Rama vendos sërish gurë para Kryeministrisë, “DIALOG”

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe sot thirrjen drejtuar studentëve për dialog.

Rama ka vënë para Kryeministrisë sërish stola prej guri por kësaj here me dataj të veçantë mbi ta dhe me mbishkrimin “Dialog”.

“Përsëri,përsëri dhe përsëri ftesa pë dialog dhe gadishmëria për t qënë për këdo që kërkon dhe bëson për dialog është këtu”!- u shpreh ai.

Kryeministri është shfaqur sërish me të njëjtën mënyrë ku përmes një videoje në rrjetet e tij sociale fton protestuesit për dialog.

“Rruga e shqipërisë nuk ndryshon! Shqipëria do të vazhdojë drejt dhe shqipëria do të çojë atje në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit dhe Skëndërbeut dhe shqipëria do të jetë pjesë e atij Bashkimi Eurpian dhe nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshir në këtë zullum të madh”. – Përfundon Kryeministri

Nuk e dimë si do të pritet sërish kjo thirrje e Kryeministrit gjatë ditës së sotme, pasi pritet që në orë 10:00 pedagogët dhe studentët të vazhdojnë marshimin e tyre për dorëheqjen e Kryeministrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button