Life Style

“Me kohën do ta kuptojë”, Argjira thyen heshtjen për raportin me Einxhel Shkirën

Miqësia mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit ka qenë prej vitesh një nga raportet më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Pas deklaratave të fundit të Einxhelit, e cila zbuloi se marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur, kanë ardhur edhe reagimet e para publike nga Argjira Spanca dhe Graciano Tagani.

Gjatë një prononcimi për platformën “Artistët Shqiptarë”, ku ishte e pranishme së bashku me Gracianon, Argjira u pyet për raportin me Einxhel Shkirën. Ajo tha se nuk ka pasur një ngjarje të caktuar që ka sjellë fundin e miqësisë.

“Me Einxhelin, e di që duket e pabesueshme, por nuk ka ndodhur diçka specifike. Më tepër ka qenë si një keqkuptim nga ana e saj. Me kohën do të sheshohen gjërat dhe ajo do ta kuptojë që gjërat nuk kanë qenë aspak siç i ka marrë”, u shpreh moderatorja.

Edhe Graciano Tagani minimizoi situatën, duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një konflikt të rëndë.

“Jo, unë e dua shumë! Janë ca muhabete gocash që unë s’kam lidhje fare. Por prapë, Einxhelin do ta mbaj mend si vajza që më është gjendur pranë në momente të vështira. S’ka ndodhur asgjë, ne e duam shumë”, tha ai.

Deklaratat e tyre vijnë pasi Einxhel Shkira foli publikisht për ftohjen e marrëdhënieve me miqtë e saj të dikurshëm, duke nxitur reagime dhe interes në rrjetet sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button