Pozuan si shoqe të ngushta, Xheneta Fetahu çudit me deklaratën: Loredana Brati, banorja më false

Xheneta Fetahu ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Top Arena”, ku nuk hezitoi të fliste hapur për eksperiencat e saj, jetën personale dhe raportet me personazhe të njohur të ekranit.
Gjatë intervistës me Mateo Borrin, modelja u përball edhe me disa pyetje pikante që lidhen me ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”. Një prej tyre kishte të bënte me personin që ajo e konsideron si banoren më false që ka kaluar në shtëpinë më të famshme në vend.
Pa u menduar gjatë, Xheneta dha një përgjigje të prerë:
“Loredana Brati.”
Deklarata e saj bëri përshtypje, duke qenë se vajzat kanë pozuar si shumë të afërta me njëra-tjetrën, të paktën për rrjetet sociale.
Emri i Loredana Bratit është përfolur shpesh në lidhje me marrëdhënien e saj me Gjestin, fituesin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”. Në atë periudhë u aludua për një afrim mes tyre, gjë që sipas ndjekësve ndikoi edhe në raportin mes Loredanës dhe Xhenetës, të cilat më herët kishin treguar afërsi dhe miqësi.
Nga ana tjetër, Loredana ka mohuar publikisht pretendimet se ka deklaruar se Gjesti e ka ngacmuar. E ftuar më herët në emisionin “Ndryshe”, ajo sqaroi se e sheh atë vetëm si mik dhe se mes tyre nuk ka pasur asgjë më shumë.
Mbetet për t’u parë nëse Loredana Brati do të reagojë ndaj deklaratës së Xhenetës, apo do të zgjedhë të mos komentojë këtë çështje që tashmë ka nisur të bëjë jehonë në rrjet.




