Aktualitet

Rinumërimi në Fier/ Lapaj kërkon mandatin nga PS! Zegjineja forcon pozitat, ja me sa vota…

Pas përfundimit të procesit të rinumërimit për qarkun Tiranë, sot ka nisur zyrtarisht rinumërimi i votave për qarkun Fier, një nga zonat zgjedhore më të mëdha në vend, që përfaqësohet me 16 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Rinumërimi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ku janë hapur 587 kuti votimi. Ky proces ka si qëllim verifikimin e saktësisë së rezultatit përfundimtar të shpallur më 11 maj.

Kërkesa për rinumërim është bërë nga koalicioni opozitar “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, i cili pretendon një mandat shtesë në Fier. Në rast se rezultati përmbyset, kandidati Azmer Duleviç nga “Shqipëria Bëhet” pritet të marrë vendin në Kuvend, duke zëvendësuar deputetin aktual të PS-së, Ramion Kurti.

Ndërkohë, nga të dhënat e para të rinumërimit, ka pasur edhe lëvizje në numër votash mes kandidatëve të tjerë. Zegjine Çaushi, që kishte 64 vota më shumë se Maldrita Bardho pas përfundimit të numërimit më 11 maj, e ka rritur avantazhin në 73 vota, pasi Bardhos i janë hequr 9 vota në procesin e verifikimit.

Rinumërimi në Fier pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa fokusi mbetet tek mandati i diskutueshëm mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Rezultati përfundimtar mund të ndikojë në ekuilibrin e forcave në Kuvend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button