Bota

Britani,evakuim historik në Plymouth, shpërthehet në det bomba 500 kg e Luftës II Botërore

Plymouth ishte një nga qytetet më të bombarduara në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore, zbulimi i së cilës shkaktoi një nga evakuimet më të mëdha në kohë paqeje në historinë britanike, u shpërthye në det, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes.

Eksplozivi 500 kilogramësh u zbulua të martën në oborrin e një shtëpie në Plymouth, një qytet port në bregun jugperëndimor të Britanisë.

Më shumë se 10,000 banorë u evakuuan për siguri, ndërkohë që një autokolonë ushtarake e transportoi bombën e pashpërthyer përmes një zone banimi të dendur me popullsi për në një traget, me të cilin u nxorr në det.

Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se ditët e fundit do të hyjnë në histori për Plymouth,” tha Tudor Evans, udhëheqësi i Këshillit të Qytetit të Plymouth.

Plymouth, bazë kryesore detare për shekuj, ishte një nga qytetet më të bombarduara në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pesëdhjetë e nëntë sulme ajrore të veçanta vranë 1,174 civilë, sipas zyrtarëve lokalë. Bastisjet shkatërruan pothuajse 3,800 shtëpi dhe dëmtuan rëndë 18,000 të tjera/SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button