Sport

Formula 1/ Mercedes dominon në Kanada, dy makinat McLaren përplasen në fund, zhgënjen Ferrari

George Russell me Mercedes fitoi garën e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montreal.

Një garë që u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë pas aksidentit të Lando Norris 4 xhiro nga fundi, në një kontakt me shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri.

Ky ishte momenti i vetëm interesant i një garë deri diku e mërzitshme, e dominuar nga Mercedes, që përveç Russell ngjiti në podium edhe Kimi Antonelli (i treti).

Piloti italian për herë të parë në karrierën e tij ngjitet në podium, duke përballuar sulmet e makinave McLaren në fundin e garës.

Mes dy makinave Mercedes u klasifikua Max Verstappen me Red Bull (i dyti), që edhe pse u përpoq deri në fund nuk arriti dot të kapë Russell.

Britaniku ishte shumë i shpejtë dhe e meritoi fitoren e parë sezonale për të dhe makinën gjermane. Në vendin e katërt u rendit Oscar Piastri.

Piloti australian i McLaren arriti t’i mbijetojë sulmit të Norris në xhirot e fundit dhe falë 12 pikëve të marra sot thellon diferencën në renditje.

Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Ferrari (Leclerc para Hamilton), që për asnjë moment nuk patën mundësi të duelonin për podiumin, në një garë pa shumë emocione.

Në zonën e pikëve u renditën edhe Fernando Alonso (Aston Martin), Nico Hulkenberg (Sauber), Esteban Ocon (Haas) dhe Carlos Sainz (Williams).

Një garë ku të gjithë pilotët bënë nga dy ndalesa, por kjo nuk e vuri në diskutim suksesin e Mercedes,. Që rikthehet protagonist në Formula 1.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button