Tre ambulanca mbërrijnë në një fabrikë në Fier, dyshohet për punonjës të asfiksuar
Tre ambulanca kanë mbërritur në ambientet e një fabrike të huaj në Fier, ku prodhon pjesë mjetesh.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka disa punonjës të asfiksuar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca policie.
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një kompanie koreane, e cila operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.
Për këtë ngjarje ka reaguar dhe policia:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.