27 orë në tualet për një ëndërr, si dy tifozë e panë falas finalen e Champions League!

Kur dashuria për futbollin kalon çdo kufi, lindin histori që duken si të shkruara për në kinema. Kështu ndodhi me dy të rinj belgë, Neal Remmerie dhe Senne Haverbeke, të cilët bënë të pamundurën të mundur: e ndoqën finalen e Champions League 2025 falas, duke qëndruar të fshehur për plot 27 orë brenda një tualeti në “Allianz Arena” të Mynihut!
Ngjarja, e bërë virale në TikTok dhe u konfirmua nga vetë protagonistët për televizionin belg VRT Neë. Ata kanë mahnitur me këtë skenar, por mbi të gjitha kanë fituar admirimin e tifozëve për guximin (ose çmendurinë?) e tyre.
Çfarë ndodhi? Dyshja u fut në stadium një ditë para finales së madhe PSG–Inter, duke u fshehur në dy kabina tualeti një shenjë të improvizuar “Jashtë funksionit”. Me një çantë shpine plot me ushqime, telefona dhe durim prej maratonomaku, ata kaluan më shumë se një ditë në heshtje, ndërsa personeli i stadiumit i përdorte tualetet rreth tyre.
“Pozicioni i ulur ishte shumë i pakëndshëm dhe dritat ishin ndezur gjithë kohës, kështu që gjumi ishte pothuajse i pamundur. Ishte e vështirë fizikisht dhe mendërisht,” tregoi Remmerie.

Ditën e ndeshjes, sapo dëgjuan tifozët që hynin në tualet, ata dolën nga strehimi dhe me një lëvizje të zgjuar kaluan edhe kontrollin final të biletave. Me telefon në dorë dhe ushqime, u shtirën si të zakonshëm dhe… ia dolën!
Shpërblimi? Fituan një vend në tribunën e tifozëve të PSG-së dhe panë nga afër fitoren spektakolare 5–0 ndaj Interit, një finale e paharrueshme, si për rezultatin, ashtu edhe për aventurën e tyre të pabesueshme.
“Ka qenë ndeshja më e bukur që kemi parë ndonjëherë,” përfundoi Remmerie.
UEFA dhe Allianz Arena ende nuk kanë komentuar zyrtarisht për incidentin, por është e sigurt që ky ‘tandem’ belg ka hyrë tashmë në historinë e pazakontë të Champions League.




