Bota

Tërmet në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter u regjistrua ditën e stome në Greqi, në rajonin e Peloponezit me epiqendër qytetin e Mesinisë.

Sipas burimeve, thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 33.7 kilometra, duke treguar një lëvizje sizmike të mesme në thellësi.

Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet greke po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë banorët të qëndrojnë vigjilentë për lëkundje të mundshme pasuese. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button