Lajme

Humbi drejtimin e motomjetit, shtetasi dërgohet në spitalin e Fierit

Mesditën e sotme, rreth orës 14:30, në fshatin Kashisht të Fierit, një shtetas me inicialet Sh.S., 34 vjeç, humbi kontrollin e motomjetit me të cilin lëvizte e për pasojë ka pësuar dëmtime.

Sh.S., aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për të mësuar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë Fier – Informacion paraprak

Më datë 09.02.2024, rreth orës 14:30, në qëndër te fshatit Kashisht, Fier, në rrugë dytësore, shtetasi Sh. S., rreth 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button