Politike

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata.

Ulsi Manja: Në fund të vitit 2026, vakancat plotësohen.

Artan Hoxha: Pra në 2026-ën do vini ku kemi qenë në 2015-ën. Dosjet kanë shkuar 200 mijë, pyetja është si do pastrohen pastaj? Si do bëhet?

Ulsi ManjaKa masa ligjore që shumë shpejt do t’i kemi në Parlament.

Artan HoxhaPra, më shpejt do hyjmë në Europë se sa do pakësojmë 200 mijë dosje. Pse s’ja delegojmë çështjen Gjykatës Europiane dhe biem rehat?! S’kemi gjyqësor në Shqipëri…

Ulsi ManjaMë falni, ju thoni që një çështje e krimit të organizuar të ndiqet me “arrest shtëpie”?!

Artan Hoxha: Është çështje kulture dhe strukture sepse ky sistem drejtësie është ngritur për të arritur suksesin e meritës së prangave, para se të gjenden provat.

Më pas, për faktin se Shqipëria ka një numër shumë të lartë të personave në paraburgim. Analisti iu drejtua ministrit duke i thënë se ai duhet të “zhbëjë një balancë primitive” që lidhet me mënyrën si veprojnë institucionet e drejtësisë. Ndërsa për Manjën, kjo është një mendësi komuniste.

Artan Hoxha: Po si mund të rrijë ministri i Drejtësisë kur vendi i vet është i vetmi vend në Europë, nuk e di në botë, që ka të paraburgosur dyfishin e të burgosurve?! Një ministër Drejtësie s’duhet të flejë natën! Ju thoni që unë s’kam ç’a t’i bëj se drejtësia është e pavarur. Duhet të lëvizni gjithçka që të lëvizë kjo kulturë inkuizitore dhe jo drejtësie.

Ulsi Manja: Jam i qetë se për sa kohë drejtësia e re respekton afatet proceduriale sipas Kodit të Procedurës Penale, unë jam i qetë. Unë s’ndërhyj te drejtësia.

Artan HoxhaTa marrë vesh edhe populli se si ministri nuk e vret mendjen ta ndryshojë këtë balancë primitive.

Ulsi Manja: Mentaliteti jot është komunist!!

Artan Hoxha: Jo ore! Kjo është drejtësi komuniste dhe ju s’duhet të flini dhe ta ndryshoni!

Ulsi Manja: Se jemi në kohën e Saliut që i mbanin gjykatësit e prokurorët në paradhomë. Standardet i ka vendosur drejtësia./tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button