Ekonomi

“Cigare vetëm për nuset”, ishte një kohë kur lulëzonte “Made in Albania”. Po vjen ligji për produktet shqiptare

Kanë qenë vitet 21-30 ku Shqipëria lulëzonte në produktet “Made in Albania”, të cilët përfaqësonin historinë dhe domethënien, atë çfarë sot kërkohet. Miell, drithëra, vaj sapun, çokollata, cigare prodhoheshin në variacione të ndryshme.

Në vitet 30 ky prodhimet shqiptare kanë qenë në masë,  por mund të themi edhe numri i markave apo etiketave ka qenë edhe më shumë. Donim të ndaleshim tek një nga prodhimet e cigareve. Në qoftë se cigaret konsumoheshin shumë nga burrat ka patur dhe një prodhim në qytetin e Sarandës për gratë të titulluar cigarja e nuses”.

Përballë konkurrencës së fortë të markave të huaja, zhvillimi i produkteve të prodhuara në Shqipëri, po kthehet në përparësi të Ministrisë së Bujqësisë, sidomos pas valës së turistëve dhe pritshmërisë për më shumë këtë vit.

Jo vetëm “na ishte një herë”, po vjen një ligj për produktet shqiptare

Për të dalë në një identitet të vetëm dhe nxitur më tej prodhimin e certifikimin e produkteve shqiptare, pritet hartimi i një ligj për produktet “Made in Albania”

Produktet që klasifikohen si “Specialitete Tradicionale të Garantuara”, “Emërtim Origjine i Mbrojtur” paraqesin një potencial të rëndësishëm, por ato duhet të shoqërohen edhe me certifikimin e produktit me qëllim identifikimin e tij si 100% të prodhuar në Shqipëri, në mënyrë që të vërtetohet marka shqiptare dhe të lehtësohet pozicionimi i veprimtarive turistike jashtë vendit”.

Mbizotërimi i produkteve të importit dhe mungesa e subvencioneve në prodhimin sa më të gjerë të produkteve MIA-, ka bërë që edhe certifikimet në vend të jenë të pakta.

Në perspektivën e një trupe certifikuese do thosha produktet kryesore që certifikohen janë bimët mjekësore aromatike, bimë të tjera si fruta mali gështenja, bimë sezonale si vaji i ullirit, shafrani e çarja të ndryshëm”, tha Klodian Balla, certifikuese

Me një ligj të dedikuar parashikohet rritja e identitetit të produkteve tona në treg tashmë të certifikuara.

Për produktet e freskëta si perimet frutat, standardet e certifikimet janë ato si globalgap dhe po ashtu të kërkuara nga rrjetet e marketeve si kusht. Por e rëndësishme prodhuesit të bashkohen të kenë më shumë sasi e bënë më të sigurt eksportin, dhe çfarë do e ndihmonte më shumë hapjen e rrugëve ndaj tregjeve, janë et. Eksportet kërkojnë standarde të ndryshme dhe është e rëndësishme të plotësohen siç duhet”, shtoi Balla.

Brenda 2025, Ministria e Bujqësisë parashikon të krijojë një regjistër online të prodhuesve organikë të certifikuar për t’i dhënë më shumë rëndësi dhe formalizim prodhimeve.

Parashikohet që deri në vitin 2027 Shqipëria do të jetë e përgatitur për tu krenuar me prodhimet shqiptare./A2

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button