Sot, 68 vjet nga premiera e filmit të parë shqiptar “Tana”

Më 17 korrik të vitit 1958 u shfaq premiera e filmit “Tana”.
Ky është filmi i parë shqiptar, i metrazhit të gjatë, i prodhuar nga Shqipëria Film, më pas transformuar në Kinostudioja “Shqipëria e Re”.
“Tana” u realizua me regji të Kristaq Dhamos dhe me skenar të shkrimtarit Fatmir Gjata. Në rolet kryesore interpretuan: nga Tinka Kurti (Tana), Naim Frashëri (Stefani), Kadri Roshi (Lefteri) dhe Andon Pano (kryetari i kooperativës). Muzika u kompozua nga i mirënjohuri Çesk Zadeja.
Filmi “Tana” mbetet një gur themeli i kinematografisë shqiptare dhe një vepër me rëndësi historike e artistike, që hapi rrugën për zhvillimin e filmit artistik në Shqipëri.
Filmi trajtonte temën e kolektivizimit në fshat, një realitet i ashpër i kohës, por i ndërthurur me një histori dashurie që sfidonte mentalitetin konservator të zonave rurale. “Tana” mbetet në histori edhe për skenën e parë të puthjes në kinemanë shqiptare, e konsideruar shumë e guximshme për kohën.




