SHQIPËRIA DIGJET! Peleshi bën thirrje për tryezë: Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar për ngjarjet në zhvillim që po prodhon revolta studentore në Shqipëri.
Reagimi i Peleshit
DHUNA NUK KA VEND NË DEMOKRACI!
Komisioni Europian dënon qartë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë protestave në Shqipëri.
Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar.
Të rinjtë janë e sotmja dhe e nesërmja e Shqipërisë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë me zë të lartë më shumë të drejta, më shumë mundësi. Kanë të drejtë të ëndërrojnë një të ardhme të barabartë me moshatarët e BE-së.
Por dhuna nuk është rruga.
Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun.
Mbase mund të mos bihet dakord, por duhet folur. Duhet dëgjuar.
T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!
Jemi për një qëllim.
Për Shqipërinë.





