Aktualitet

Arben Malaj mesazh Ramës: Nuk është turp të japësh dorëheqje, ke pëgjegjësi politike

Ish-ministri i PS, Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi sipas tij kryeministri nuk do të japë dorëheqjen me vullnetin e tij.
Malaj deklaroi se përgjegjësia kryesore politike për situatën aktuale bie mbi vetë PS-në.
Sipas ish-ministrit, partia është drejtuar gjatë 14 viteve të fundit me mentalitetin e një ndërmarrjeje me vetëm një pronar, duke iu referuar kryetarit të saj.
“Unë besoj se Rama nuk ka për ta dhënë dorëheqjen, në qoftë se brenda PS-së, nuk ia heqin shumicën abuzuese që kanë 83, po ta lënë me 63, që mos miratojmë më asnjë ligj dhe të shkojë në një marrëveshje. Nuk është turp të japësh dorëheqjen. Kanë dhënë burra shteti në botë për gjëra shumë më të vogla. Përgjegjësia e madhe politike është brenda PS-së, e cila në 14 vite është drejtuar me mentalitetin e një ndërmarrje me përgjegjësi të kufizuar, që ka një pronar të vetëm, i cili është kryetari i partisë. Rama gjithmonë thotë kam forcën e kartonit. Kartoni nuk të jepet thjesht për të rritur pushtetin tënd absolut deri në mbretëri kryeministrore, por të bësh reforma strukturore, që e bën Shqipërinë vend të jetueshëm”, tha Malaj i ftuar në emisionin “Ditari i Fundjavës”.

Me një gur në dorë nga zyra e tij, Edi Rama tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
“Janë disa që thonë “hapi rrugën rinisë”. Cilës rini? Kësaj? Kësaj? Le të supozojmë se ia hapa rrugën kësaj, çfarë vjen pas kësaj? Vjen një qeverisje më e mrië? Vjen një Shqipëri europiane? Pas kësaj vjen e kaluara që ia kemi paguar të gjitha haraçet dhe nuk kam ndërmend ta kthej vendin në të kaluarën” u shpreh Rama.
Kryeministri pranoi se është ai pas vendimit për të nxjerrë RENEA-n në terren duke kërcënuar protestuesit se “rrethi për ta do të shtrëngohet”.
“Renea ka detyrë të dalë në momentin kur ka kërcënim. Renea del edhe kur ka ndeshje futbolli Shqipëria me Serbinë, cfarë do të thotë kjo? Doli dhe do të dalë. Do të shtrëngohet rrethi ndaj atyre me maska. E ka edhe ligji që ti nuk mund ta fshehësh identitetin” e mbylli Rama me këtë kërcënim fjalën e tij./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button