Aktualitet

Malkaj revoltohet: Ne artistët në Shqipëri jemi mjet argëtimi, jo vlerë kombëtare!

Aktroi Mehdi Malkaj ka ngritur shqetësimin mbi trajtimin ndaj artistëve në Shqipëri. Malkaj u shpreh se artistët shihen thjesht si një mjet për të argëtuar pushtetarët dhe jo si vlera të vërteta kombëtare.
Malkaj theksoi se në momentin që një artist shpreh një mendim të lirë apo kritikë ndaj pushtetit, hakmarrja ndaj tij është e menjëhershme. Sipas tij artisti nuk shihet si vlerë kombëtare dhe se reagimi i tyre ka kosto.
“Këtu në këtë vend që jetojmë neve artistë i marrin të gjithë këta, nga shteti e merr për të argëtuar ata, Nuk ka vlerë artisti, artistin e marrin ta argëtojë në momentin që nuk argëtoj, e kam për veten time. Në momentin që artisti i shkretë se mjet argëtimi, unë futem brenda dhe them një gjë që s’më pëlqen po për mua është e drejtë dhe për atë është e shtrembur, ai pastaj ai hakmerret me mua në mënyrë më të keqe e të mundshme. Prandaj të them na quajnë si mjet argëtimi, jo si vlerë kombëtare”, tha ai në emisionin “Review”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button