Mendime

“O shkë****ë, do të hedh në gjyq” – Një grindje me Fatos Nanon

Nga Agim Xhafka

Qe kryeministër pas 1997 dhe e lëshoi pa frena gojën. Çfarë nuk nxirrte! Tallej me të vetët, shpifte për opozitën, premtonte qiqra në hell.

E pikërisht në ato ditë, nga zemërata që më mbiu në tru, nga pështirosja që ndjeja për një qeveritar të tillë, shkrojta një editorial te “Koha Jonë” me titull “Pirdh, o Nano, pirdh”.

Sa e dërgova në redaksi më morën në celular e më kërkuan të zbusja titullin.

-Jo,-u thashë.-Kam emrin tim te shkrimi e mbaj unë përgjegjësi.

Të nesërmen u botua me atë titull. Normal që pati jehonë se atë mot gazeta “KJ” lexohej si fb sot. I pari më telefonoi Rama:

-Ti je i çmendur,-më tha dhe qeshte.

Për çudi, pas tij më telefonoi vetë Nano:

-O shkërdhatë,-filloi. -Do të të hedh në gjyq!

-Përse?-e pyeta.

Heshti pak se siç duket nuk dinte si ta formulonte akuzën. Pirdh nuk është shpifje.

-Për fyerje,-e saktësoi.

Nisa të qesh.

-Çfarë ke që zgërdhihesh?

-Se nuk më çon dot në gjyq,-i thashë.

-Pse, mos kam frikë nga ti?-u tall.

-Frikë jo, po do tallesh më keq. Se pasi të nisë gjyqi do shkruajnë gazetat dhe do flasin televizionet “Po bëhet gjyqi për shkrimin pirdh, o Nano, pirdh”.

Në se shtyhet do thonë sërish,”U shty gjyqi pirdh, o Nano, pirdh”. Ndaj lere kaq se më tej publicitet për mua është.

Nga ana tjetër e celularit buçiste e qeshura.

-Hajde pimë kafe ndonjë ditë e pjerdhim të dy te zyra ime, -më tha.

M’u duk racionale, pranova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button