“Engjëll në ekran, diktator pas mikrofonit”/ Rogert Sterkaj ‘shpërthen’ ndaj Ledion Liços: Edhe ty të vjen dita e llogarisë!

Rogert Sterkaj ka rikthyer përplasjet me “Big Brother VIP Albania” në vëmendje, këtë herë me një seri deklaratash të forta drejtuar drejtpërdrejt moderatorit Ledion Liço.
Ish-banori i BBVA 5 ka publikuar në rrjetet sociale disa reagime kundër Liços, duke përdorur tone të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj moderatorit.
Në një prej postimeve, Rogerti shkruan:
“Ledion Liço, na shet pallavra filozofike. Rri aty, merr rrogën… se edhe ty të vjen dita e llogarisë nga Top Channel!!!”
Por deklarata e tij nuk është ndalur këtu. Në një tjetër reagim, Sterkaj e ka cilësuar Liçon si “fake”, ndërsa ka bërë një pretendim të fortë për mënyrën se si ai sillet përpara dhe pas kamerave.
“F.A.K.E. M.O.F.O. Engjëll në ekran, diktator pas mikrofonit. E gjithë stafi i Top Albania Radio s’të duron dot!”
Nuk dihet se çfarë e ka nxitur këtë valë të re reagimesh nga ish-banori, ndërsa vetë deklaratat e tij ndaj Ledion Liços mbeten pretendime të publikuara prej tij në rrjetet sociale.
Megjithatë, ky reagim vjen pas përplasjeve që dyshja pati në studion e “Big Brother VIP Albania 5”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit.
Duket se tensionet e krijuara gjatë atyre përballjeve nuk kanë mbetur pas, pasi Sterkaj ka zgjedhur t’i rikthehet publikisht moderatorit, këtë herë me akuza edhe më të drejtpërdrejta.
Mbetet për t’u parë nëse Ledion Liço do t’i përgjigjet publikisht deklaratave të ish-banorit dhe nëse kjo përplasje do të marrë një tjetër drejtim.

/Pamfleti




