ShowBiz

Olsa Muhameti zbulon detaje për “Big Brother VIP Kosova 5″: Ky edicion nis në tetor!

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti ka zbuluar se edicioni i pestë pritet të nisë më herët se sezoni i kaluar. 

Muhameti ka theksuar se ndonëse nuk ka një datë zyrtare të konfirmuar, ka shpresa të mëdha që “Big Brother VIP Kosova 5” do të fillojë gjatë muajit tetor.

“Nuk kam një datë të saktë, por besoj se do të nisë më shpejt se vitin e shkuar. Vitin e kaluar, sezoni filloi në fund të nëntorit, kështu që shpresoj që këtë herë të jemi gati në tetor”, ka thënë Olsa Muhameti në një intervistë televizive.

Me këtë informacion, fansat e reality-showt janë në pritje të madhe për të parë se çfarë do të sjellë ky sezon i ri, i cili premton të jetë më emocionues se kurrë.

Një nga pyetjet kryesore që mbetet është se kush do të jetë pjesë e këtij edicioni dhe cilat surpriza do të ofrojë produksioni për të mbajtur audiencën të angazhuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button