Selvije Jao reagon pas ndihmës për Roelin: Jam e lumtur që nuk është vetëm

Bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar pas ndihmës financiare të dhuruar për djalin e saj, Roelin.
Labinot Tahiri dhe reperi 2 Ton kanë dhuruar 5 mijë euro për Roelin, gjest për të cilin Selvija ka shprehur mirënjohjen përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka vlerësuar veçanërisht faktin se njerëz të ndryshëm po kujdesen për djalin e saj me dëshirë dhe pa pasur nevojë t’u kërkohet ndihmë.
Selvija ka thënë se ndihet e qetë kur sheh se Roeli nuk është vetëm dhe se rreth tij ka njerëz që e mbështesin edhe pas humbjes së babait të tij.
Ajo ka theksuar se, kur Roeli të rritet, do të kuptojë se babai i tij ka lënë pas njerëz me zemër të madhe, të cilët kanë vazhduar të kujdesen për të.

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ka falënderuar të gjithë ata që u kanë qëndruar pranë në mënyrë të sinqertë, duke thënë se ndihma e njerëzve që nuk kërkojnë asgjë në këmbim ka një vlerë të veçantë.
Në fund, Selvija i ka konsideruar këta persona pjesë të rrethit të saj familjar dhe u ka uruar që e gjithë mirësia e treguar ndaj saj dhe Roelit t’u shpërblehet./OraNews




