Lajme

“Çfarë po ndodh me rininë?”/ Françeska Murati e shqetësuar ngre pyetjen ndaj të rinjve

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka hapur një diskutim në rrjetet sociale lidhur me një fenomen që po vihet re gjithnjë e më shumë te të rinjtë: shtyrja e martesës dhe krijimit të familjes.

Përmes një postimi në “Instagram Story”, Françeska u shpreh me humor se këtë verë nuk ka qenë pjesë e asnjë dasme, duke e lidhur këtë me të dhënat e fundit që flasin për uljen e numrit të lindjeve.

“O rini, çfarë po ndodh? Pse nuk po martoheni më? Këtë verë s’po kapem në asnjë dasmë. Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Më tej, Françeska kërkoi mendimin e ndjekësve për arsyet që po ndikojnë në këtë situatë. Ajo ngriti pyetjen nëse të rinjtë po presin të ndihen më të përgatitur për të krijuar familje apo nëse gjetja e partnerit të duhur është bërë më e vështirë.

“Po prisni të bëheni gati të gjithë, apo thjesht jemi në një kohë ku është bërë shumë e vështirë për të gjetur një person?”, ishte pyetja që ajo u drejtoi ndjekësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button