Aktualitet
Pamje të frikshme nga zjarri që ka përpirë landfillin e Elbasanit, zjarrfikësit të pamundur për shuarjen e kësaj vatre të madhe

Zjarri në landfillin e Elbasanit nuk është shuar, pavarësisht përpjekjeve për fikjen e tij. Gazetari i News24, Osman Stafa, tregon se është e pamundur ndërhyrja, pasi flakët janë të shumta.
Siç shikohet edhe nga pamjet, situata është përkeqësuar, zjarrfikësit më shumë po mundohen që zjarri të mos përhapet në vatra të tjera, pasi do të rrezikonte shumë.




