Life Style

Më vjen keq që fëmijët e mi…’/ Marin Orhanasi rrëfen mes emocionesh humbjen dhe dashurinë për të ëmën dhe të atin

Në një intervistë emocionuese për “A Show” në Syri TV, me moderator Adi Krasta, aktori i njohur Marin Orhanasi ndan me publikun një copëz të jetës së tij personale dhe profesionale.

Mes kujtimeve për nënën e tij të ndjerë dhe sfidave të rrugëtimit në art, Orhanasi tregon me sinqeritet dhimbjen e largimit, dashurinë e pafund dhe reflektimet për marrëdhëniet familjare që nuk do të kthehen më.

Marin Orhanasi:

Me thënë të drejtën është diçka që e kemi ngritur nga 0 dhe e duam. Është rikthyer këto 2/3 vitet e fundit për shkak të një marketingu shumë të mirë. Portokallia është përpjekur që gjatë gjithë kohës të sjellë gjëra të reja. Unë do ngreja një problem që vjen prej rrjeteve sociale. Në TikTok një person shikon 60 histori për 4 minuta dhe janë histori të shkurtra, të cilat në raport me numrin e popullsisë të botës janë të pakonçiderueshme. Ai mësohet me të gjë lëviz vetëm gishtin. Nëse këta njërez i çon në teatër ata do të vdesin. Vëllai im ka pasur qejf të vishet bukur në atë kohë dhe nuk më linte të vishja rrobat e tij. Është çdo burim mirësie, shkollimi, humanizmi që kam prej kësaj gruaje. Mund të jetë një ndër njerëzit më human që kam njohur, të gjithë për nënën e tyre kështu do flisnin. Më beso që kam shumë histori me të ku jo vetëm kam mësuar sesi duhet të jesh, por më ka thënë shikoji gjërat me pozitivitet dhe gjithë kohës më dalin fjalët e saj. Do doja të rrija pranë saj më shumë, por shkolla dhe puna nuk më lejuan. Largimi nga jeta ishte shumë agresiv dhe nuk mund ta shihja dot një grua aq të fortë dhe aq të bukur të shkatrrohej në atë mënyrë. Më shumë dobësi ka pasur për djalin e madh, sepse unë isha hallakati i shtëpisë. Për të justifikuar mungesat u futa tek grupi i teatrit në gjimnaz dhe më thatë paktën bëhu aktor. Largimin nga televizioni nëna ime e ka vuajtur shumë. Im atë e ka pritur poshtë dy ditë dhe dy netë. Jo vetëm që e mbante vetën si grua të veçantë, por edhe me shumë modesti. Prindërit e mi kanë qenë të frikshëm të dashuruar. Deri ditën që Drita ishte në këmbë ata vazhdonin të dilnin pasdite për pasdite me njëri-tjetrin, si në dimër ashtu edhe në verë. Ka qenë një burrë serioz dhe ka qenë burri më me humor që kam njohur ndonjëherë. Kishte një humor të paparë, ishte krejtësisht liberal, por në pamje të jepte përshtypjen se ishte shumë autoritar. Më vjen keq që fëmijët e mi nuk i kanë njohur gjyshërit. Më vjen keq që i kanë munguar. Më bëhet zemra kur njerëzit e televizionit flasin mirë për Dritën. Edhe në lagje thonë sa çift i bukur kanë qenë. Ata janë trajtuar si shokë. Ata janë të veçantë, sepse gra dhe burra të pashëm ka sa të duash. Në sytë e tyre shikoja që jo vetëm se ishin të duhurit për njëri-tjetrin, por këtë e shfaqnin haptazi./ SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button