Life Style

Furra e bukës…

Në një qytet të vogël në Toskanë, është një furrë buke që hapet çdo mëngjes në orën 4:30.
Askush nuk e di saktësisht se sa kohë ka që ekziston.
Aroma e bukës së ngrohtë përhapet nëpër rrugët, ende të errëta, dhe herë pas here dikush ndalet për të blerë një bukë, që është akoma duke avulluar, para se të shkojë në punë.

Emri i bukëpjekësit është Mario. Eshtë 74 vjeç. Për 51 vjet, çdo ditë, pa humbur kurrë një mëngjes, ai brumos, pjek dhe rregullon bukët në banak, krejt vetëm. Pa pushime, pa festa.
Kur njerëzit e pyesin pse nuk del në pension, ai përgjigjet:
“Për sa kohë është dikush, që ka nevojë për bukë të ngrohtë në mëngjes, unë jam këtu.”

Ajo që është vërtet prekëse nuk është vetëm përkushtimi i tij, por ajo që bën çdo të premte, pa i thënë kurrë askujt.

Çdo të premte në orën 6:00, Mario lë pesë qese me bukë dhe fokaçë para derës së çerdhes së vogël komunale, një ndërtesë e vjetër me mure të ngjyrosura nga vizatimet e fëmijëve. Askush nuk e sheh, por mësuesit e dinë. E zbuluan vite më parë, duke parë kamerat për të kuptuar se kush e ka lënë atë dhuratë anonime.

Një herë u përpoqën ta falënderonin, por ai tha vetëm: “Buka është për ata që rriten. E humba djalin tim kur ishte pesë vjeç. Kjo është mënyra ime për të mos e harruar.”

Që nga ajo ditë, çdo të premte, fëmijët gjejnë “bukën e tyre magjike” duke i pritur, dhe mësuesit u tregojnë historinë e Marios, pa e thënë kurrë emrin e tij, nga respekti. Ata e quajnë “Bukëpjekësi i Zemrës”.

Një muaj më parë, Mario u sëmur. Për herë të parë në gjysmë shekulli, furra e bukës mbeti e mbyllur. Lajmi u përhap në të gjithë fshatin, dhe të dielën pasuese, më shumë se 200 njerëz u mblodhën jashtë furrës së tij të bukës. Secili mbante në dorë një sanduiç të bërë në shtëpi. Në heshtje, ata pritën që drita të ndizej brenda.

Mario doli me një përparëse të njollosur me miell, sytë e tij shkëlqenin.
Ai tha:
“Mendova se pas gjithë kësaj kohe, askush nuk do të më kujtonte. Por ju jeni buka ime e ngrohtë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button