Shendet

Ja fruti që zëvendëson ilaçet për hipertensionin

Hipertensioni, i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut, mbetet një nga faktorët më të rrezikshëm për sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjen në tru.

Ndërsa mjekët dhe shkencëtarët kërkojnë zgjidhje më natyrale dhe të qëndrueshme për ta mbajtur atë nën kontroll, një frut i zakonshëm mesdhetar po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si shega.

Shega, e njohur për shijen e saj të ëmbël dhe freskuese, ka kohë që është vlerësuar në mjekësinë tradicionale. Por sot, edhe studimet shkencore moderne po e konfirmojnë vlerën e saj në ruajtjen e shëndetit të zemrës.

Sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Nutrition, konsumi i përditshëm i lëngut të shegës për të paktën dy javë çon në ulje të ndjeshme të presionit të gjakut, si të atij sistolik (i larti), ashtu edhe diastolik (i ulti). Efektet pozitive janë krahasuar me ato të disa barnave antihipertensive por me një avantazh të qartë atë pa efektet anësore.

Ekspertët thonë se fuqia e saj qëndron në përbërësit aktivë natyralë, si:

1.Polifenolët (sidomos punikaginat dhe antocianinat), që veprojnë si antioksidantë të fuqishëm
2.Oksidi nitrik, një molekulë që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut
3.Efekti frenues ndaj enzimës ACE, e cila ndikon në rritjen e tensionit

Kombinimi i këtyre elementeve ndihmon në uljen e stresit oksidativ, përmirësimin e elasticitetit të arterieve dhe rritjen e qarkullimit të gjakut, tre faktorë thelbësorë për parandalimin e hipertensionit dhe sëmundjeve të zemrës. Syri.net-iefimerida

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button