“Sara on Top” – Rrëfimi i sinqertë i Sara Hoxhës në revistën Newsbomb për jetën, familjen dhe prapaskenat e suksesit
Në numrin më të ri të revistës Newsbomb, vëmendja i është kushtuar një prej figurave më të përfolura të ekranit dhe prapaskenës televizive në Shqipëri – producentes së njohur të Top Channel, Sara Hoxha. Në një intervistë ekskluzive dhe të gjatë, Sara hap zemrën në një formë kaq të drejtpërdrejtë, duke folur pa filtra për jetën e saj personale, familjen, sfidat dhe arritjet në karrierë, si dhe vizionin që ka për të ardhmen. Një rrëfim i sinqertë që sjell më afër figurën e saj prej lidershipi në produktet e suksesshme të Top Media.
Sara on Top është titulli i intervistës në revistën Newsbomb: Në çdo histori të madhe lidershipi, është dikush që mban themelet e forta — besnike, e fuqishme dhe e pazëvendësueshme për frymën që përcjell në punë.
Për familjen më me ndikim në median shqiptare, kjo është Sara Hoxha. Në moshën 29-vjeçare, Sara është konsoliduar si krahu i djathtë ideal: producente vizionare e Big Brother VIP Albania, aksionere në një prej perandorive më të mëdha mediatike të vendit, dhe mbështetësja kryesore e motrës së saj, CEO-s që udhëheq ballëhapur. Siç pëlqen ta thotë vetë Sara: “Është njesh për të qenë dysh”. Në këtë rrëfim të rrallë dhe të sinqertë, ajo ndan me ne ndjesitë e ndërtimit të një trashëgimie nga prapaskenat, mënyrën sesi dhimbja është kthyer në forcë, dhe fuqinë e heshtur, por të pathyeshme, të të qenit gjithmonë ajo ku mund të mbështetesh.
Sara Hoxha ndalet me ndjeshmëri te jeta e saj familjare, një pjesë thelbësore e përditshmërisë së saj. Ajo rrëfen për rolin e saj si nënë dhe grua, duke treguar se pavarësisht ritmit intensiv të punës, familja mbetet prioriteti i saj i parë. / Intervistoi për Newsbomb, Luela Myftari




