Metoda që ‘shkrin’ celulitin në kohë rekord, ja pse po e zgjedhin klinikat moderne në të gjithë Evropën

Celuliti – kompleksi i përhershëm për shumë gra – më në fund po gjen zgjidhje falë një trajtimi revolucionar që po përhapet me shpejtësi në klinikat më prestigjioze të Europës. Nëse dikur kërkonim kremra apo trajtime të dhimbshme për të pasur një lëkurë të lëmuar, sot gratë moderne po zgjedhin një terapi minimalisht invazive që ofron rezultate të menjëhershme dhe të qëndrueshme.
Në Shqipëri, ekskluzivitetin e kësaj metode e sjellRepeat Medical Clinic, përmes ekspertizës së Dr. Emmanouil A. Lazaridis, një emër i njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjekësisë estetike. Me përvojë në Greqi, Zvicër, Itali e Francë, Dr. Lazaridis konsiderohet “Mjeshtër i Frekuencave” – dhe jo pa arsye.
Unë nuk trajtoj vetëm trupin, por edhe shpirtin e pacientit tim,” – shprehet Dr. Lazaridis. “Estetika nuk ka kuptim nëse nuk është në harmoni me atë që pacienti vërtet ka nevojë.”
Trajtimi që ai aplikon përdor një gjilpërë të hollë me elektrodë (Spherofill Cell), që arrin të depërtojë butësisht në lëkurë dhe të këpusë fijet fibroze që shkaktojnë pamjen e pabarabartë të celulitit. Me një temperaturë prej vetëm 38.5°C dhe pa nevojën për anestezi, procedura është e shpejtë, e thjeshtë dhe me rezultate të menjëhershme.
“Gjysma e suksesit varet nga pacienti,” – thotë Dr. Lazaridis. “Pas trajtimit, është jetike kujdesi ndaj ushqimit, hidratimi dhe shmangia e alkoolit. Është një bashkëpunim me trupin tuaj.”
Ky trajtim po zëvendëson metodat tradicionale që shpesh ishin të dhimbshme dhe joefektive. Pacientët në Europë dhe tani edhe në Shqipëri po raportojnë ndryshime të ndjeshme që pas seancës së parë – një kombinim perfekt i teknologjisë moderne me qasjen humane që karakterizon Dr. Lazaridisin./LIVING



