Life Style

Rregullorja e re e Eurovision 2025: Ja çfarë u ndalohet artistëve

Sipas një politike të re të Eurovisionit për vitin 2025, artistët dhe delegacionet e tyre do të jenë në gjendje të mbajnë vetëm flamurin zyrtar të vendit të tyre në të gjitha ngjarjet përkatëse të konkursit, duke ndaluar në mënyrë efektive flamujt LGBTQ+ nga skena.

Kjo politikë, e përcaktuar nga transmetuesi zviceran SRG SSR në bashkëpunim me EBU-në, zbatohet për vende të tilla si Skena Kryesore, Dhoma e Gjelbër dhe Ceremonia e Hapjes. Ky vendim prek veçanërisht pjesëmarrësit LGBTQ+ në konkursin e këtij viti, siç janë maltezja Miriana Conte, austriaket JJ dhe finlandezja Erika Vikman, të cilat nuk do të jenë në gjendje të shfaqin asnjë flamur që lidhet me komunitetin e Pride gjatë performancave të tyre.

Kujtojmë se në konkursin e vitit të kaluar, fituesi zviceran, Nemo, i cili identifikohet si jo-binar, zbuloi se i ishte ndaluar të ngrinte flamurin jo-binar në skenë.

“Më është dashur ta fus fshehurazi sepse Eurovision tha jo, dhe unë e bëra gjithsesi. Shpresoj që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, tha ai në atë kohë.

Këtë vit, në “paradën e flamurit”, pjesëmarrësve do t’u lejohet të mbajnë vetëm flamurin kombëtar të ofruar nga transmetuesi publik zviceran SRG SSR. Përveç kësaj, atyre u ndalohet të mbajnë flamuj të vendeve të tjera si shenjë solidariteti, siç është, për shembull, Ukraina. Edhe pse EBU (Unioni Evropian i Transmetimeve), i cili koordinon konkursin, refuzoi të specifikojë se cilat do të jenë pasojat për shkelësit, raportohet ne rregulloren e re.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button