Life Style
Stresi zbulon arsyet se pse e mbështeti Gjestin aq shumë në BBVA

Reperi i njohur, Stresi, i ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ zbuloi më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti.
Kur u pyet në lidhje me fituesin e BBV Albania të edicionit të katërt, Gjestin dhe arsyen se pse e mbështeti aq shumë në rrugëtimin e tij, Stresi u shpreh se:
Unë e quaj që ju bë një padrejtësi, prej momentit të parë kam thënë që ky është fituesi. Momentin që doli nga BBV Kosova dhe u fut tek BBV Albania kam thënë që është fitues i padiskutueshëm. Kam arritur ta mendoj. Po të mos kisha marrë vetë pjesë në BBV nuk do të isha përfshirë, e kam njohur shumë pak, kam njohur të gjithë rrethin e tij.” tha Stresi.




