Bota

Shoferi gjerman thyen rekordin, ecën me kamion ‘indietro’ për 124.7 km

Duket se një shofer i mirë kamioni matet edhe nga aftësia për të lëvizur në ecje prapa, siç e dëshmoi gjermani Marco Helgreve, i cili theu një rekord botëror dhe u përfshi në Librin e Rekordeve Guinness.

Helgreve, një oficer ushtarak 50-vjeçar nga një qytet pranë Berlinit, drejtoi një kamion tërësisht elektrik Mercedes-Benz eActros 600 për 124.7 kilometra në ecje prapa, duke e tejkaluar rekordin e mëparshëm me 36 kilometra. Deri tani, rekordi mbahej nga një shofer në SHBA që kishte përshkuar 89 kilometra me një kamion me naftë në vitin 2020.

Sfida u zhvillua në pistën Motorsport Arena Oschersleben, në Saksoni të Gjermanisë, një qark garash me 14 kthesa. Për të përmbushur distancën, Helgreve voziti për 6 orë e 27 minuta, duke bërë plot 476 kthesa në prapavijë.

Në këtë arritje mbresëlënëse, ai kishte edhe ndihmën e teknologjisë së avancuar: sistemi inovativ MirrorCam i Mercedes-Benz, i cili zëvendëson pasqyrat tradicionale të jashtme me kamera dhe ekrane të brendshme.

Nuk është hera e parë që Helgreve hyn në histori: në vitin 2008, ai vendosi rekordin e tij të parë duke përshkuar 64 kilometra në prapavijë me një kamion me naftë.

Këtë herë, siç tha vetë, ndihet veçanërisht krenar që e riktheu rekordin në Gjermani, dhe atë me një automjet plotësisht elektrik të Mercedes-Benz Trucks, një tjetër ‘e para’ për këtë lloj rekordi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button