Lajme

Aksident në Fier, makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button