Manchester City fitoi ndaj Evertonit, Pep: Championsi? Tani gjithçka varet nga ne

Manchester City arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Evertonit, duke siguruar tri pikë që momentalisht e ngjitin skuadrën e Guardiolës në vendin e katërt në Premier League. Kjo pozitë u jep mundësinë “qytetarëve” të varen vetëm nga vetja në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes, Pep Guardiola komentoi:
Po, kaluam një periudhë të vështirë, për shumë arsye, sidomos për shkak të lëndimeve. Tani jemi pak më të stabilizuar, të paktën sa i përket qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë. Është e vërtetë që jemi shumë larg Liverpoolit dhe Arsenalit, por ndoshta sonte jemi të katërtit. Do të shohim çfarë ndodh.”
Trajneri spanjoll shtoi gjithashtu:
“Na presin ndeshje të vështira si ndaj skuadrave si Nottingham, Chelsea dhe Fulham në transfertë. Por tani gjithçka varet nga ne. Të martën kemi një finale në shtëpi. Pastaj kemi edhe tri ndeshje të tjera në shtëpi dhe dy jashtë. Shpresojmë të arrijmë suksesin dhe të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve.”