Sot eliminimi i dytë në Ferma VIP/ Konkurrentët përballë sfidave, debateve dhe emocioneve

Big Basta Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Kejsia apo Elinara cili prej fermerëve do të lërë garën mbrëmjen e sotme në Fermën VIP? Pas një fundjave në ankth për shkak të televotimit të hapur që ditën e premte për të eliminuar një prej fermerëve, kjo e hënë në fermë ka nisur me punë e pozitivitet.
Kryefermer Andueli i cili mban këtë detyrë prej së hënës së kaluar, ka vijuar sërish me strategjinë e ndarjes së punëve. Agai edhe këtë fundjave ka vënë në lojë konkurrentët. Frederik Ndoci është në pritje të shpërblimit të këtij të fundit, pas misionit për zbulimin e një sekreti për çdo fermer. Të tjera sfida dinamike janë zhvilluar gjatë këtyre dy ditëve në fermë. Shpejtësia, shkathtësia, por dhe durimi janë elementët që iu janë dashur konkurrentëve për të kaluar me sukses çdo sfidë
Momentet nga punimi i tokës, përgatitja e flisë dhe e lakrorit në saç, kanë sjellë gjithashtu shumë të qeshura, humor dhe argëtim në femrën e VIP-ave. Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera. Një trekëndësh dashurie mes Albës Limit dhe Nurit duket se ka tronditur raportet e tyre. Pas spektaklit të së premtes, ku Limi ishte ndër të vetmit që i doli në krah Albës, këto ditë ka vendosur të tërhiqet nga kjo marrëdhënie. Raport ky që është dukur sikur ka sjellë një përçaje edhe mes dy vajzave. Nga ana tjetër Limi ka shprehur një interes të shtuar ndaj Nurit.